Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja se disa socialistë kanë mbetur pa post

Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja se disa socialistë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar kundër propozimit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Bardhi deklaroi nga Kuvendi se nuk mund të ndryshohet rregullorja për disa anëtarë të PS, që nuk kanë arritur të marrin një post në Këshillin e Ministrave.

“E keni nisur me shkelje të rregullores. Qytetarët duhet të dinë pse po ndryshon rregullorja e Kuvendit. Nuk është motiv ndryshimi i rregullores se disa prej kolegëve të mazhorancës nuk iu gjet vend në Këshillin e Ministrave dhe duhet t’i gjejmë punë si kryetar komisionesh. S’kemi ku të çojmë Fatmir Xhafën dhe hajde miratojmë një komision të posaçëm që do të bëhet superkomisioni që do të mbikqyri gjithë legjislacionin në fuqi”, tha Bardhi.

Të fundit