Flash News

Ditari i Opozitës

"Skandal i babëzisë Rama-Balluku"/ Këlliçi: Aeroporti i Vlorës manual pushteti korruptiv

"Skandal i babëzisë Rama-Balluku"/ Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me aeroportin e Vlorës, i cili u përurua politikisht para zgjedhjeve të 11 Majit, dhe pritet të fillojë funksionimin në verën e ardhshme.

Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi e cilëson aeroportin si një skemë babëzie të kreyministrit Rama dhe Belinda Ballukut, teksa thekson se ky aeroport sipas tij nuk është është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv.

Deputeti demokrat thotë se ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, ndërsa shton se në Shqipëri sipas tij, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes.

Reagimi i Këlliçit:

Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun e diktatorit, po i bashkohet edhe aeroporti i ri i Vlorës.
Ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet.

Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv!
Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale.

Këtë duan të bëjnë edhe me aeroportin e Vlorës, që nuk do t’i matet vlera me numrin e fluturimeve, por me thellësinë e korrupsionit që zbarkon bashkë me të.
Në Shqipërinë e Ramës dhe Ballukut, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes!

Të fundit