Flash News

Ditari i Opozitës

Basha akuza të forta: Në këtë Kuvend ka kriminelë të kartelave të EUROPOL-it dhe bedelë të organizatave kriminale

Basha akuza të forta: Në këtë Kuvend ka kriminelë

Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta. Ai tha se në Kuvend ka kriminelë, që janë jo vetëm pjesë e kartelës së policisë shqiptare, por dhe atyre të huaja.

Ai shtoi se ka deputetë që janë pjesë e listës së EUROPOL-it, INTERPOL-it, FBI-së dhe DEA-s, duke shtuar se dhe "bedelë" të organizatave kriminale.

"Këtu në këtë Kuvend ka kriminelë. Në këtë moment që flasim ka anëtarë të krimit të rganizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës në Policinë e Shtetit, në kartelat e EUROPOL-it, në kartelat e INTERPOL-it, FBI-së dhe DEA-s. Ka dhe bedelë të organizatave kriminale në kuptimin e konventës Palermos, jo në kuptimin e retorikës politike", tha Basha.

 

Të fundit