Flash News

Ditari i Opozitës

Basha anashkalon trazirat e 21 janarit: Mos ta kthejmë në kalvar pyetjesh

Basha anashkalon trazirat e 21 janarit: Mos ta kthejmë në kalvar

Pas përfundimit të dëshmisë në Prokurori, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë detaje se çfarë ka dëshmuar për protestën e 8 janarit.

I pyetur nga për dosjen e 21 janarit, nëse Basha është i gatshëm të dëshmojë sërish për trazirat e krijuara në demonstratën e asokohe që kanë të vdekur 4 persona, Basha preferoi të heshtë duke kërkuar që vëmendja mos të fokusohet diku tjetër.  

“E para e punës dosja është proceduar në mënyrë të plotë në gjyqet shqiptare dhe e dyta me gjithë respektin mos ta kthejmë këtë në një kalvar pyetjesh”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se sot bashkë me kryedemokratin, dëshmoli në Prokurori edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa një ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka, që dhanë dëshmitë e tyre për 8 janarin.

Të fundit