Flash News

Ditari i Opozitës

Basha bashkon votat me Ramën: Do të votoj pro rritjes së pagave për gjyqësorin

Basha bashkon votat me Ramën: Do të votoj pro rritjes së pagave

Lulzim Basha ka pranuar publikisht se do të bashkojë votat e grupit të tij me Partinë Socialiste për t’i rritur pagat gjyqësorit.

Teksa foli jashtë Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare, Basha tha se rritja e pagave për gjyqësorin nënkupton një sistem të pavarur.

Basha: Nuk ka pse ta dyshojë që vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë e gjyqësorit. Një gjyqësor i pavarur është një nga mundësitë për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse dhe para gjyqësorit. Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave që hidh gurin dhe fsheh dorën.  Sa më i pavarur gjyqësori aq më e suksesshme lufta kundër korrupsionit.

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Gazment Bardhi deklaruan dje pas mbledhjes së grupit parlamentar se do të votojnë kundrë projektligjit të qeverisë. Po ashtu, grupi diskutoi duke ngritur edhe një axhendë për seancën e sotme.

Të fundit