Flash News

Ditari i Opozitës

Basha bisedë me zv.Presidentin e KE-së: Në 100 ditët e para të qeverisjes do hapim negociatat, kemi plan për ekonominë

Basha bisedë me zv.Presidentin e KE-së: Në 100 ditët e para
Lulzim Basha bisedë virtuale me Margaritis Schinas

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë online me zëvëndës-Presidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas. Kryedemokrati është ndalur te anëtarësimi i vendit, ku ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës”.

Basha shprehu bindjen se do ta përmbyllë me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa tha se se “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Sa i përket situatës së pandemisë dhe vaksinimit, kreu i demokratëve  nënvizoi të rëndësishme transparencën dhe bashkëpunimin me BE-në, për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.

Ndërsa akuzoi qeverinë aktuale se nuk ka bërë azgjë për zhvillimin e vendit, Basha i prezantoi Schinas programin që nxit ekonominë dhe krijon mundësi për të rinjtë.

Ndërkohë, zëvëndës-Presidenti i Komisionit Europian e cilësoi si “krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit” dhe e nxiti Bashën që të çojë përpara programin për zhvillimin ekonomik.

Të fundit