Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e mohoi/ Pamje të tjera nga dyert e blinduara brenda PD-së, gazetari hyri nga dritarja e tualetit

Basha e mohoi/ Pamje të tjera nga dyert e blinduara brenda PD-së,

Pavarësisht se pak minuta më parë, kryedemokrati Lulzim Basha e mohoi faktin se brenda selisë së PD dyert janë duke u blinduara para protestës së 8 janarit, të tjera pamje që vërtetojnë të kundërtën janë publikuar në media.


Syri tv ka publikuar pamje të reja ku shihen dyert e blinduara në katin e parë të ndërtesës. 

Gazetari i Syri tv hyri nga dritarja e banjos së PD bashkë me kameramanin, ndërsa ishte në transmetim live. Sic duket, në korridore jane dyert e blinduara që po instalohen brenda korridorit të PD në katin e parë.

Më herët, në emisionin Open Basha mohoi që dera e zyrës së tij të jetë blinduar duke theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar në zyrën e tij dhe se gjithçka është thënë përtej imagjinatës.

"Kemi tanke ne bunker, helikopter ne tarracë dhe snajper, janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen me një lajm të tillë të servirur kur përballen me një pamje reale. Asgjë s'ka ndryshuar në zyrën time mund të vini që nesër në që të pini një kafe, nuk është porta e zyrës së sime, se ç'ndodh në bodrume në tarracë, janë thënë përtej imagjinatës. Sali Berisha dëshiron të kthejë në bukner, por PD nuk duhet të kthehet në bunker nga një njeri i shpallur non grata nga SHBA. ", tha Basha .

 

 

Të fundit