Flash News

Ditari i Opozitës

Urdhri për vënien me detyrim të maskës dhe qëndrimet kontradiktore në kampin e opozitës; çfarë nuk u pa në ditën 1

Urdhri për vënien me detyrim të maskës dhe qëndrimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mesditën e sotme një tjetër konferencë me gazetarët, për të rishpjeguar për të disajtën herë planin me 5 pika për rimëkëmbjen e vendit si dhe denoncuar sërish aferën korruptive- sipas tij- të qeverisë, me projektin e inceneratorëve.

Ajo çka u vu re që në fillim të mbledhjes është se, sot ndryshe nga ditët e tjera Basha është paraqitur me maskë në takim, tregues ky i dakordësisë së kryedemokratit me vendimin e qeverisë për kthimin me detyrim të përdorimit të maskave jashtë ambienteve të shtëpisë.

Të qenurit pro përdorimit të maskës, Basha e ka konfirmuar edhe në konferencën e djeshme, kur tha se: “e kam mbajtur gjithmonë, por mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave.”

Por, me këtë lëvizje të Bashës shohim qëndrime kontradiktore në kampin opozitar, kundrejt vendimit të qeverisë.

Nëse nga njëra anë kemi dakordësi e në heshtje të kryedemokratit me kreun e qeverisë, nga ana tjetër, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Monika Kryemadhin.

Drejtuesja e një ndër aleatëve më të mëdhenj të Bashës në kampin opozitar është shprehur kategorikisht kundër mbajtjes së një maske. Në një prononcim për mediat më herët, Kryemadhi tha se nuk do ta mbajë maskën në rrugë, dhe se do të përballet me çdo punonjës Policie që do ti kërkojë llogari, apo do të vendosë gjobë.

Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. Maska mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur.

Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën.

Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët, tha Kryemadhi.

Urdhri për vënien me detyrim të maskës dhe qëndrimet
Basha me maskë në konferencën me gazetarët

Urdhri për vënien me detyrim të maskës dhe qëndrimet

Urdhri për vënien me detyrim të maskës dhe qëndrimet

Të fundit