Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i la jashtë selisë, Noka: Në datën 8 rimarrin burgun e sigurisë së lartë

Basha i la jashtë selisë, Noka: Në datën 8 rimarrin burgun

Disa anëtarë të Komisionitë të Rithemelimit të PD shkuan paraditen e sotme në selinë blu, ku do të mbanin një deklaratë për mediat, duke qenë se sot përfundonte afati që kryedemokrati Lulzim Basha duhet të lironte zyrën.

Ata mbetën jashtë, pasi dyert e selisë blu ishin të mbyllura. Deputeti Flamur Noka tha se Edi Rama i ka mundësuar Bashës, duke e konsideruar si pengun e kryeministrit, një burg të sigurisë së lartë.

Ai theksoi se as Rama dhe as Basha nuk mund të burgosin shpirtin e demokratëve. Noka theksoi se në datën 8 janar demokratët do të marrin frymë lirisht dhe jo nga "burgu i Alkatrazit", duke e krahësuar situatën aktuale në PD me atë të burgut famëkeq në Amerikë.

Gjithashtu ka nënvizuar se selia blu do të merret në mënyrë paqësore. Ish-lideri Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare para selisë blu në datën 8 janar.

“Edi Rama i ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për të vetëburgosur pengun e tij Lulzim Basha, si mënyra më e mirë për t’i zgjatur jetën e pushteti. Rama nuk mundet kurrë të burgos shpirtin e lirë të demokrateve. Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë.

Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e  sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.

 

Të fundit