Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i përmbyll takimet e sotme në Mirditë: Do thajmë lotët e nënave, do jem shërbëtor i mirëqënies

Basha i përmbyll takimet e sotme në Mirditë: Do thajmë
Basha në Mirëditë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur me entuzizëm në Mirditë. Pavarësisht orëve të vona të pasdites, dhjetra qytetarë dolën për të pritur Bashën. Ky i fundit ka evidentuar vlerat e mirditorëve.

"Mirditorët janë të famshëm për trimëritë dhe sakrificën e tyre ndër shekuj ata i kanë treguar këto vlera pushtuesve shtypësve dhe atyre që kanë dashur t’i shfrytëzojnë. Por ndër vlerat kryesore është ajo e qëndresës kundër shtypjes, e qëndresë kundër pushtuesit, e qëndresës kundër shfrytëzimit dhe sonte në këtë shesh shoh përfaqësuesit e kësaj race kalorsiake prijësesh gati për t’i prirë ndryshimit", tha Basha.

Ai tha se programi i PD do zhvillojë ekonominë dhe mirëqënien si dhe do të "thajmë lotët e nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira".

Kryedemokrati kërkoi votën e mirditorëve, duke iu premtuar se do të jetë "shërbëtor i mirëqenies, sigurisë dhe demokracisë".

Duke i konsideruar si zgjedhjet më vendimtare në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

Të fundit