Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i vë drynin selisë së PD, nuk lejohen kamerat te zyra e Palokës

Basha i vë drynin selisë së PD, nuk lejohen kamerat te zyra e

Delegatët që kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë mbërritur çdo ditë në selinë e Partisë Demokratike për të publikuar emrat.

Të radhës kanë qenë delegatët e degës nr 4 dhe 11 në Tiranë që kanë publikuar emrat, në kuadër të transparencës.

Sipas ABC, drejtuesit e degës 11 në Tiranë do të mbanin një deklaratë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, por kur hynë në selinë blu, kamerat u ndaluan të hyjnë në seli.

Më shumë se kamerat, absurdi në selinë blu ishte tek vendimi për të kyçur dyert e të gjithë korridoreve dhe sallave ku zhvillohen mbledhjet.

Nënkryetari i degës 11 të PD në Tiranë, Luan Buzhiqi sqaroi situatën.

Sipas të dhënave të bëra publike nga përfaqësuesit e degëve 4 dhe 11 në Tiranë, rezulton që nga 111 delegatë të degës 4 kanë firmosur 97 delegatë ndërkohë që në degën 11 nga 117 delegatë kanë firmosur 88 prej tyre.

Të fundit