Ditari i Opozitës

Basha iu premton grave në Elbasan: S’do ketë trajtim disa si të nënën, disa si të njerkës

Basha iu premton grave në Elbasan: S’do ketë trajtim disa si

Kryedemokrati Lulzim Basha nga ELbasani ju ka premtuar nënave, grave e vajzave që me programin e Partisë Demokratike do i jepet fund trajtimit të disave si të nënës e të tjerëve si të njerkës.

 Kreu i PD deklaroi se bizneset deri 140 mln lekë, do i kenë taksat dhe tarifa lokalet deri në 0,5% të xhiros.

Gratë sipërmarrës ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak siç thanë ato të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilët zanafillën e kanë tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë.

“Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë tё larta, tarifat vendore. Por jo vetёm kaq. Pёr shkak se ekonomia ka rёnё, ka rёnё dhe fuqia blerëse dhe kjo ka bёrё qё tё bjerё ndjeshëm ecuria e zhvillimit tё biznesit tonё. Taksat qё na u premtuan qё do tё ishin tё ulëta dhe ekonomia e lartё, nuk arritën dot qё biznesin tonё ta ndihmonin nё ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi pёr keq, e dëmtuan dhe kjo çoi nё kalimin e biznesit nё biznes tё vogël”, u shpreh Albana.

Në takim ishte dhe kandidatja për deputete Flutura Açka e cila u shpreh se i mirkupton shumë gratë sipërmarrëse pasi dhe ajo vet është businesswoman, pasi ka botuar libra.

“E kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat. Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhaketë kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare”,– tha Flutura Açka.

Të fundit