Flash News

Ditari i Opozitës

Basha kreu i grupit? Bardhi: Nikolla të mos kryejë provokim ndaj opozitës

Basha kreu i grupit? Bardhi: Nikolla të mos kryejë provokim ndaj

Deputeti demokrat Gazment ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Bardhi u pyet se çdo të ndodhte nëse Kuvendi njeh Lulzim Bashën si kryetar të grupit. Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të bëjë asnjë akt provokimi.

“Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar. Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

Do jetë një listë të unifikuar folësish dh qëndrim të unifikuar të deputetëve të opozitës në seancë”, deklaroi Bardhi.

Të fundit