Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh grupin, porosi deputetëve: Organizoni të gjitha format e rezistencës

Basha mbledh grupin, porosi deputetëve: Organizoni të gjitha format e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme grupin parlamentar në selinë blu. Fokusi i këtij takimi ishte qëndrimi i PD përballë zhvillimeve aktuale, ku Basha iu ka kërkuar deputetëve që të jenë më të pranishëm në terren.

Nisur nga rritja e çmimeve dhe kriza energjitike e paralajmëruar, ai iu ka thënë deputetëve që të nxisin dhe organizojnë të gjithë format e rezistencës përballë qeverisë Rama.

"I rëndësishëm është konktakti direkt me qytetarët për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e xhepave të qytetarëve", është mesazhi i Bashës që është zbardhur nga takimi në selinë blu.

Një ditë më parë, kryedemokrati prezantoi shtatë propozime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në lidhje me krizën energjike.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kriza energjetike e cila ka kapluar gjithë globin, sapo ka nisur. Ai paralajmëroi pasoja dhe efekte të krizës, të cilat konsistojnë në rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

 

Të fundit