Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh Kryesinë, Berisha njofton konferencë nga selia blu

Basha mbledh Kryesinë, Berisha njofton konferencë nga selia blu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar konferencë për mediet në orën 20:00, pas mbajtjes së referendumit për zyrtarizimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.

Kujtojmë se aktualisht, Basha ka mbledhur në selinë blu Kryesinë e partisë, menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit. Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati dhe Kryesia përfundoi pak më parë punimet pasi miratoi edhe tre vendime, nga rezoluta për vendimet e 11 Dhjetorit te ndryshimet statutore.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, ku në disa qendra votimi ka nisur numërimi dhe në disa të tjera janë shpallur edhe rezultatet paraprake.  

 

Të fundit