Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh sërish grupin parlamentar para nisjes së Kuvendit

Basha mbledh sërish grupin parlamentar para nisjes së Kuvendit
Selia e PD

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë sërish grupin parlamentar, një orë para nisjes së Kuvendit, sipas informacioneve që qarkullojnë në media. Në orën 16.00 edhe në selinë rozë do të zhvillohet një mbledhje me deputetët.

Basha më herët zhvilloi një mbledhje me disa prej deputetëve më të afërt të tij. Ditën e sotme do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit.

PD do të drejtojë tre komisione parlamentare, të Shëndetësisë, medias dhe Integrimit.

-Komisioni për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë,do të drejtohet nga Albana Vokshi.

-Komisioni i Medies, do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj

-Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga Jorida Tabaku

 

Të fundit