Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me familjet e dëmtuara nga tërmeti: Kemi mbledhur grupin më të mirë të ekspertëve

Basha me familjet e dëmtuara nga tërmeti: Kemi mbledhur grupin më

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është takuar këtë të dielë me qytetarë durrsakë, të cilëve iu janë dëmtuar banesat si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryedemokrati dëgjoi shqetësimet e tyre.

Para qytetarëve durrsakë, Basha tha se PD ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të vendit për t’i dhënë zgjidhje familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Ai theksoi se korrupsioni i qeverisë po ndëshkon qytetarët durrsakë dhe familjet e goditura nga tërmeti.

"Kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit, arkitektë, urbanistë në planifikimin dhe rikualifikimin urban dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore në tërësi. Çdo qeveri që është donatore, është edhe përgjegjëse se janë taksat e qytetarëve. Pra thënë me dy fjalë, korrupsioni i kësaj qeverie, po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e prekura nga tërmeti dyfish. Në bisedat e mija me zyrtarët e lartë të perëndimit, nuk më është dashur të futem thellë se i kam ditur si i kanë grabitur tokat e shkollave apo të pallateve të dëmtuara nga tërmetet. Grupi i punës që kemi ngritur ka dy detyra kryesore, të bëjë gati planet për shpejtimin e procesit të rindërtimit, si dhe garantimi që fondet që i janë premtuar Shqipërisë të lëvrohen. Do mbajnë edhe përgjegjësi për abuzimet." tha Basha.

Të fundit