Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me të rinjtë e Farkës: Tarifa e studimit falas për ata që s'kanë mundësi, stazhe për 10 më të mirët

Basha me të rinjtë e Farkës: Tarifa e studimit falas për ata
Basha me të rinjtë në Farkë

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Farkës. Ai ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe u ka prezantuar planin e tij për përmirësuar gjendjen e të rinjve shqiptarë.

Kryedemokrati u ndal te largimi masiv i të rinjëve shqiptarë, duke premtuar se do ta frenojë këtë fenomen. Ai tha se me anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe duke iu dhënë të gjithëve mundësinë për tu arsimuar, kjo gjendje do të ndryshojë.

“A ka plagë më të madhe për ju?! Prindërit e atyre që nuk i kemi më mes nesh? A ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin e ardhshëm sesa ta ndalë këtë plagë?! Kjo plagë nuk ndalet me llafe, nuk ndalet me premtime boshe nga ato që kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve.

Kjo plagë ndalet duke marrë veprime të vendosura siç do të jetë vendimi im i parë për të anuluar ligjin për arsimin e lartë dhe për të kthyer universitetet shqiptare në qendra të trajnimit dual, ku mos të ketë bijë dhe bir shqiptari që të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes së vet", u shpreh Basha.

Ky i fundit tregoi edhe për ndihmën financiare që do t'ju japë të rinjëve. Ai tha se nëse familja është me pamundësi ekonomike, shteti do të paguajë tarfiën e studimit për "bachelor-in".  Basha shpjegoi se si do të veprohet edhe me masterin, si dhe për ata që do të përfitojnë vetëm 50% të subvecionit.

“Thjeshtë dhe qartë. Nëse vini nga familje të cilat nuk kanë më shumë se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura, shteti do të paguaj 100% tarifën tuaj për bachelor dhe për master dhe nga kjo masë do të përfitojnë 90% e studentëve shqiptarë sepse për fat të keq aktualisht 90% e familjeve shqiptare që çojnë apo duan që të çojnë fëmijët e tyre për studime kanë ta ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Për të gjithë të tjerët që vijnë nga familje mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të subvencionohet 50% të tarifave për bachelor dhe master”, tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se në fund të studimeve 10 më të mirët, pavarësisht degës që kanë studiuar do të përfitojnë stazh 12 mujor me pagë minimale, 30 mijë lekë të vjetra.

Të fundit