Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ndalon në Krrabë: Duhet ndryshuar kultura politike, fjalët nuk janë tullumbace

Basha ndalon në Krrabë: Duhet ndryshuar kultura politike, fjalët
Basha në Krrabë

Në vijim të turit të tij elektoral, kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur në hyrje të tunelit të Krrabës.

Ai është pritur me entuzizëm nga dhjetra simpatizantë, para së cilëve Basha dha edhe një mesazh. Fjala e dhënë duhet mbajtur, tha Basha ndërsa shtoi duhet ndryshuar kultura aktuale e politikës.

Kryedemokrati theksoi se fjalët e një politikani nuk janë 'të zakonshme' dhe 'tullumbace'. Ai tha se "kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet". Basha foli edhe për integrimin e vendit.

“Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit, ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre.

Por kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike.

Siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace, kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet", deklaroi Basha.

Të fundit