Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në familjen e zhgënjyer socialiste: Rama mashtroi për legalizimet, ne kemi plan për çështjen e pronave

Basha në familjen e zhgënjyer socialiste: Rama mashtroi për
Lulzim Basha në një familje në Durrës

Kreu i PD-së Lulzim Basha vizitoi sot një familje durrsake të zhgënjyer nga Partia Socialiste.

Kryefamiljari i tha Bashës se ka vite që ka qenë pjesë e PS-së, por është zhgënjyer sa i përket legalizimit të shtëpisë.

Ndërkohë kreu i demokratëve u shpreh se legalizimet falas janë një premtim i pambajtur i qeverisë aktuale. Ai iu prezantoi edhe planin e PD-së për çështjen e pronave dhe laglizimeve.

Basha iu kërkoi votën socialistëve të zhgënjyer, duke iu thënë se do t'i bëjë realitet angazhimet që ka marrë përsipër, duke theksuar se nuk janë premtime fushate, por programe për të cilat është punuar gjatë.

“Ky erdhi me premtim për legalizime falas, kjo historia jote është ndër mijëra histori në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet nuk e mbajti dhe për legalizimet. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me plan pune jo premtime boshe. Zotimet janë pjesë e një plani, nuk janë bërë dy muaj para fushate. Kemi dy muaj që punojmë për çështjen e pronave, legalizimet për t’i dhënë zgjidhje kësaj plage”, deklaroi Basha.

Të fundit