Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: Etja për ndryshim duket kudo, por është në dorën e qytetarëve

Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: Etja
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen e radhës, këtë herë me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të agrobiznesit. Basha tha se sektori, nga i cili varet rreth 50% e popullsisë ka ngelë për 8 vite në vendnumëro.

"Pothuajse 50% e popullsisë varet nga ky sektor, ndonëse kontributi ekonominë kombëtare nuk i përgjigjet të njëjtave shifra. Ndonëse, kontributi në ekonominë kombëtare është afër 22% prapë se prapë 1 në 2 shqiptarë varet nga aktiviteti i bujqësisë, blegtorisë, agro-përpunimit dhe degëve të tjera dhe kështu pra, kemi një detyrim të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund mbetjes në vendnumëro dhe për të ecur përpara", tha Basha.

Ky i fundit tha se, për programin që synon zhvillimin e këtij sektori është punuar gjatë dhe se ka mundësi të nxitet edhe nga programet e Bashkimit Europian. Lidhur me këtë ai u shpreh procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është jetik.

"Negociatat janë premtuar në 2013 se do të hapeshin pas një viti dhe mbeten akoma larg. Përmes angazhimit tonë për t’i hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë ne e kemi të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një firmë që unë do të hedh në Bruksel por bëhet fjalë për hapjen e mundësive që sot fermerët e vendeve të tjera të rajonit i gëzojnë. Në këtë mënyrë për çdo euro që qeveria e re shqiptare do të çojë tek fermeri shqiptar, do të kemi të paktën 1 euro ose më shumë nga Bashkimi Europian. Në këtë mënyrë do të arrijmë të subvencionojmë fermerin shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë, mbështetja do të jetë direkte tek fermeri, pa burokraci, duke përdorur modelet më të avancuara për të shmangur abuzivizmin dhe kontaktin me administratën", deklaroi Basha.

Ai tha se ndryshimi është bazuar në analizën e problemit, diagnozën, zgjidhje realiste dhe agazhimin serioz për t’i bërë realitet. Sipas tij, "etja për ndryshim duket kudo por ndryshimi është në dorën e qytetarëve".

Basha premtoi se do i realizojë premtimet që  nënshkroi sot, duke nënvizuar se do sjellin një ndryshim të thellë ekonomik. Ky i fundit bazohet në rritje të prodhimit, eksportit dhe një rritje të mirëqenies për të gjithë fermerët dhe gjithë punonjësit e sektorit të agro-përpunimit.

Të fundit