Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve: Brenda mandatit të parë paga 400 €, tre pikat që nxisin zhvillimin

Basha nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve: Brenda
Lulzim Basha me Shoqatën e Fasonëve

Kryedemokrati Lulzim Basha nënshkroi sot marrëveshjen me Shoqatën e Fasonëve. Kreu i PD-së, evidentoi shqetësimet e këtij sektori si çmimi i energjisë dhe naftës, rritja e taksës së sheshtë nga 10% në 15% dhe tatimi progresiv.

"Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%.

Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju", tha Basha.

Ky i fundit premtoi "modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon".

Basha tha se rritja e pagave është një nga objektivat kryesore të programit të PD, dhe ndaj u zotua se “që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro”.

Një tjetër pikë që kryedemokrati theksoi ishte taksa e sheshtë. Ai tha se me taksën e sheshtë 9%, kontributet 18% dhe me heqjen e “taksës Rama” mbi karburantin, sektori i fasonëve do të pësojë ndryshim dhe zhvillim.

Të fundit