Flash News

Ditari i Opozitës

Basha nis aksionin nga Dibra, Berisha udhëton drejt Vlorës: Ky vit do sjellë zhvillime

Basha nis aksionin nga Dibra, Berisha udhëton drejt Vlorës: Ky vit do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt Vlorës, ku po zhvillon një takim me demokratët, në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të PD-së.

Berisha është pritur me ovacione nga simpatizantët e Vlorës, teksa në fjalën e tij pas mbërritjes tha se viti që vjen do të jetë jo vetëm më i mbarë, por edhe një vit në lartësinë e idealeve të shqiptarëve.

“Ne kemi simbolet tona, flamurin kombëtar, flamurin e PD dhe dy gishtat lart, besimin tonë te fitorja. Meqenëse jemi këtu ju uroj demokratëve të Vlorës gëzua festat e fundvitit të përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre. Këto festa me besimin më të madh se viti që vjen do të jetë një vit më i mbarë. Me zhvillime në lartësinë e idealëve të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me krerët e degëve të PD-së në rrethe. Sot ai udhëtoi drejt Dibrës. Zbritja në terren është në vijim të aksionit politik të miratuar në Kuvendit e 18 dhjetorit.

 

Të fundit