Flash News

Ditari i Opozitës

Basha paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi humbi vulën, vjen reagimi i parë nga PD

Basha paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi humbi

Deputeti i PD, Luan Baçi komentoi paralajmërimin e ish kreut të PD, Lulzim Basha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të Apelit që ia kaloi atë Sali Berishës dhe Rithemelimit.

I ftuar në Report tv, Baçi tha se 'punëdhënësit' e tij e kanë vënë të vazhdoje punën'.

'Shumë kontradiktorë në ato që thotë. Mendoj do i iki koha. Dhe do ngelet pa njërën dhe tjetrën. Në këtë këndvështrim janë fjalë të Bashës.

Punëdhënësit e tij e kanë vënë në punë, vazhdoje punën. Që të dëmtojë edhe më Partinë Demokratike. Nuk i ka ngelur më asnjë demokrat. Tre deputetë janë larguar. Është paguar për të bërë atë punë. Qëndrimi i tij e tregon qartë. Mendoj se do ngelet me dy apo tre deputetë', shprehet Baçi.

Të fundit