Flash News

Ditari i Opozitës

Basha premton nga Bulqiza: Statusi i minatorëve realitet brenda 6-muajve qeverisje

Basha premton nga Bulqiza: Statusi i minatorëve realitet brenda 6-muajve

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka premtuar qytetarëve të Bulqizës se do bëjë realitet Statusin e Minatorit brenda 6 muajve të qeverisjes së tij, nëse do fitojë zgjedhjet.

 “Ne e dimë që në detin e vuajtjeve spikat ajo e minatorëve të Bulqizës, naftëtarëve të Ballshit, ndaj kam ardhur sot këtu, për të shpallur e bërë të njohur një nga ndryshimet kryesore të qeverisë time, për resurset minerale. Ndaj dua ta përsëris, nga ky shesh i Bulqizës, për çdo minatorë Bulqiza, minator shqiptar, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për sindikatat e minatorëve dhe pensionistët minatorë që kanë shpenzuar jetën e tyre nën tokë. Qartë, prerë e shkurt, brenda 6 muajve të parë qeveria ime do të miratojë statusin e minatorin sipas parimeve Evropiane”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se kjo është më e pakta dhe detyrimi më i vogël që mund të bëjë për qytetarët e fëmijët e bulqizakëve.

“ Brenda 6 muajve të parë në dialog dhe në konsensus me përfaqësuesit tuaj statusi i minatorit do të jetë realitet. Do heq traun në rrugën e Kombit. Detyra e parë e atij që kërkon votën për të qeverisur është të mbaj zotimet. Ndaj kam ardhur këtu të votohem prej jush, sepse statusi i minatorit do të jetë i garantuar me PD dhe qeverinë e ardhshme”, shtoi më tej kryedemokrati.

 

Të fundit