Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Rama është kthyer në satelitin tim, merret me flokët e mia, më monitoron orët e gjumit

Basha: Rama është kthyer në satelitin tim, merret me flokët

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama është kthyer në satelitin e tij, pasi sipas tij nga mëngjesi në darkë merret me të dhe fushatën e opozitës.

“Detyrimi im para shqiptarëve është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është  baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojmë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në  një realitet normal.

Nga njëra anë ka një fushatë time dhe kandidatëve që shtrihet kudo dhe merret me çështje konkrete dhe hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër po ndodh diçka që me thënë të drejtën nuk është se nuk më jep një farë kënaqësie.

Kemi një kryeministër që është kthyer një satelit i kandidatit për kryeministër, ai është kthyer në satelitin tim. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. Kryeministri është katandisur në satelitin e fushatës time, pra sateliti im.”, tha Basha në opinion.

Të fundit