Flash News

Ditari i Opozitës

Basha shkon në Elbasan dhe Durrës, thirrje qytetarëve: Askush mos të qendrojë në shtëpi

Basha shkon në Elbasan dhe Durrës, thirrje qytetarëve: Askush mos
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Elbasan, ku është takuar me banorët, ndërsa në një prononcim për gazetarët iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që ende s'kanë votuar, të shkojnë ta kryejnë këtë të drejtë qytetare.

"Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë dal akoma të votojnë, të dalin masivisht, në veçanti tani pas orarit të drekës familjare, të kësaj të diele të bukur plot me diell, të dalin masivisht, të votojnë për fëmijët e tyre, për familjen e tyre dhe për të ardhmen e Elbasanit dhe të Shqipërisë", tha Basha.

Ky i fundit foli për ecurinë e procesit, duke vlerësuar se ka pjesmarrje të lartë. Pas Elbasanit, Basha shkoi edhe në Durrës, ku përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të shkojnë të votojnë. Kryedemokrati tha se askush nuk duhet të qendrojë në shtëpi, por të shkojë të votojë. Ai nxiti qytetarët që të marrin edhe personat që njohin, që ende nuk kanë votuar.

“Përshëndetje të gjithë durrsakëve, që kanë dalë e kanë votuar deri tani. Ju them, shkoni e trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini e çojini te qendrat e votimit. Kjo është dita juaj. Dielli po shkëlqen, mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve”, tha Basha.

Të fundit