Flash News
U gjet i pajetë në banesë, policia: I moshuari në Zall-Bastar është vrarë
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
“Basha si deputeti me biçikletë”, Salianji: Është vetëshpallur trajner i ekipit të PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar qëndrimin e Lulzim Bashës, i cili vijon të vetëquhet kreu i PD-së.
Në një intervistë televizive, Salianji e ka krahasuar rastin e Bashës me ish deputetin e opozitës së bashkuar Selami Jenisheri, i cili e deklaronte veten si trajner i Kombëtares.
“Kreu i grupi parlamentar të një partie politike e përcakton vullneti i deputetëve dhe nuk ka vullnet tjetër që e përcakton dot, aq më tepër që të jetë vullneti i qeverisë.
Konkretisht, kemi dy raste sot në vendin tonë dhe janë pothuajse identike. Sot pashë se ai deputeti me biçikletë, më duket Jenisheri quhej, thoshte jam trajneri i Kombëtares.
I kishte çuar shkresë presidentit Duka ku i thoshte ‘jam trajner i kombëtares’, i mësoj mirë lojtarët që të driblojnë, bëj dhe gola dhe mund Çekinë.
Nga ana tjetër kemi Bashën. Basha është vetëshpallur trajner i ekipit të PD-së. Tani bëhet dot trajner?
Ashtu mund të behet edhe ky tjetri për Kombëtaren”, u shpreh Salianji.