Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon ambasadorët e huaj, Paloka: Lufto për vulën, se 'prapë fajin e ka Saliu'

Basha takon ambasadorët e huaj, Paloka: Lufto për vulën, se

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar takimin e Lulzim Bashës me ambasadorët e huaj në selinë blu.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se sikur kryedemokrati të ishte angazhuar po kaq sa për ‘masakrën zgjedhore’, do t’i kishte bërë ‘të paktën një shërbim demokratëve’. Paloka i rikujton se nuk mund ta ndihmojë askush të mbajë karrigen, kur është shkarkuar nga votat e delegatëve.

“Sikur te angazhoheshe kaq shume sa po angazhohesh per te mbrojtur vulen e karrigen tende , edhe per te mbrojtur voten e denoncuar “masakren zgjedhore” , do ju kishe bere te pakten nje sherbim demokrateve !

Seriozisht e ke qe mendon se mund te qendrosh ne krye te demokrateve me ndihmen e policise se Rames dhe ambasadoreve, kur demokratet te kane shkarkuar ?! Ty mbase te ben pune nje parti-shoqate ne opozite prandaj lufton kaq fort per vulen, po si mund ta pranojne kete ata demokrate qe prej me shume se 8 vitesh jane nen dhunen dhe persekutimin e Rames ?! Tani po lufton te mbash vulen sepse justifikimin per humbjen e rradhes e ke gjetur : “Prape fajin e ka Saliu””, shkruan Paloka në Facebook.

Të fundit