Flash News

E-TJERA

Ambasadorët largohen nga zyra e Bashës, asnjë koment për mediat

Ambasadorët largohen nga zyra e Bashës, asnjë koment për

Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë koment për mediat pasi kryediplomatët u larguan nga selia.

Takimi zgjati më shumë se një orë dhe në morën pjesë ambasadorët Yuri Kim (SHBA), Luigi Soreca (BE), Peter Zingraf (Gjermani), Alastair King (Britani), Elisabeth Barsacq (Francë) dhe Fabrizio Bucci (Itali). Takimi ishte kërkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe erdhi pas tensioneve të shtuara nga selinë blu.

Kryedemokrati Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi i PD, vendim të cilin nuk e njeh. Nga ana tjetër, ish-lideri Sali Berisha dhe shumë demokratë në mbështetje të tij kanë nisur punën për rithemelimin e PD. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u miratuan ndryshimet statutore dhe vula e re e PD.

Të fundit