Flash News

Ditari i Opozitës

Basha tërhiqet nga zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit: Nuk do të dalim me kandidat

Basha tërhiqet nga zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit: Nuk do

Grupimi i Lulzim Bashës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit të cila do të zhvillohen më 24 shtator.

Në njoftimin e publikuar nga Dega e PD Kukës pretendohet se për shkak se nuk u arrit kompromis për të të dalë me një kandidat të përbashkët, vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Pavarësisht thirrjes dhe brohoritjeve të Lulzim Bashës i cili deklaron vazhdimisht se me rikthimin e tij pranë grupimit do të kenë fitore, duket as vula nuk e ka bindur se do t'ia dalë në Kukës.

"Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim do të ishte përfaqësimi me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim , që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit.

Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë", thuhet në njoftim.

 

Të fundit