Flash News

Ditari i Opozitës

Basha thirri mbledhjen e Këshillit, Paloka: Nuk ka tagër! Vullneti u shpreh sot në Kuvend

Basha thirri mbledhjen e Këshillit, Paloka: Nuk ka tagër! Vullneti u

Edi Paloka ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha thirri nesër Këshillin Kombëtar të PD. Kryetari i kësaj strukture, Paloka thotë se Basha nuk ka asnjë tagër për të thirrur mbledhjen e Këshillit.

Duke theksuar se Këshilli është organi më i lartë në PD pas Kuvendit, Paloka thotë se vullneti u shpreh qartë ditën e sotme. Kuvendi shkarkoi sot Bashën dhe miratoi ndryshimet në statut. Ai iu ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen me aksionin politik që ka nisur Berisha.

"Te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombëtar. Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD", shkruan në reagimin e tij Paloka.

Të fundit