Flash News

Ditari i Opozitës

Basha urdhëroi deputetët me SMS mos votonin Eurobondin/ Bozdo: Turp! PD-ja të sqarojë pozicionin

Basha urdhëroi deputetët me SMS mos votonin Eurobondin/ Bozdo: Turp!

"Një turp të madh për PD-në" e ka cilësuar Enno Bozdo 'kërcënimin' e deputetëve të opozitës nga kreu i saj Lulzim Basha për të mos votuar në Kuvend Eurbondin prej 700 milionë eurosh.

Në një postim në Facebook, Bozdo shkruan se Eurbondi nuk u prek fare në seancën plenare, teksa thekson se PD-ja pikësëpari duhet të shpjegojë pozicionin e saj, dhe së dyti përmend faktin se as borxhi për OSHEE-në prej 70 milionë eurosh, nuk është votuar kundër nga opozita.

" Nese ky lajm eshte i vertete, ky eshte turp i madh per PD dhe shenje e qarte se ku ka degraduar "...beteja qe sapo ka filluar..."!

Fakti eshte se ne seance Eurobondi (dhe borxhi katastrofik i Shqiperise) thuajse nuk u prek fare. PD duhet te kish bere kale beteje kete katastrofe ekonomike qe Edi Rama po ben gati per shqiptaret. Dmth e denoncojme borxhin qe na ka marre frymen ne konferenca shtypi, dhe u japim porosi deputeteve te abstenojne!!!

Pa permendur pastaj faktin se nuk eshte votuar kunder as per 70 milione euro borxh te OSHEE, pasi e kemi akuzuar ate per megakorrupsion.

PD zyrtare duhet te jape urgjentisht shpjegim per kete fakt, duke sqaruar menjehere pozicionin e saj!," shkruan Bozdo në Facebook.

 

Të fundit