Flash News

Ditari i Opozitës

Basha zotohet para banorëve të Unazës së Re: Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes, do paguheni për banesat e prishura

Basha zotohet para banorëve të Unazës së Re: Do t’i

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë i pranishëm paraditen e kësaj të diele në zonën e Unazës së Re, ku ka zhvilluar takime me banorët e zonës dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.

Para tyre, kryedemokrati tha se vota më 25 prill për Partinë Demokratike është votë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ka vetëm një rrugë, Shqipëria kërkon ndryshim, Tirana do ndryshim. Unë e shoh se ndryshimi ka mbërritur dhe e shoh tek çdo qytetar i ndershëm. 25 prilli është dita juaj, unë kam për detyrë t’ju udhëheqë drejt një politike njerëzore. Sepse politika është për t’i shërbyer njerëzve. Sot vijmë para qytetarëve me një zotim se me ne, demokracia është e garantuar.

Ju ftoj që deri më 25 prill ta bëjmë bashkimin tonë edhe më të madh. Së bashku do të ndalim dorën e grabitje dhe do të ndalojmë që vendi të rrëshqasë sërish në diktaturë. Prandaj sot them se vota për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është vota për ta çuar Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

Banorët u ankuan te Basha për projektin që parashikon devijimin e lumit të Lanës dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vijë në qeverisje.

“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j’ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”, u shpreh një nga banorët.

Basha u zotua se do t'i qendrojë marrëveshjes me familjet, duke i paguar me vlerën e tregut banorët për pronat e shembura, nga ajo që e quajti si afera korruptive e Unazës së Re.

“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria”, tha Basha.

Të fundit