Flash News

Ditari i Opozitës

Bashës nuk i durohet për turin e ‘luftës deri në fitore’. Mesazhe zonjës Mire me video/selfie: Mos mu mërzit

Bashës nuk i durohet për turin e ‘luftës deri në

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit dhe se do të luftojë deri në fitore.

Bashës nuk po i pritet për turin e ‘luftës deri në fitore’ dhe i ka dërguar zonjës demokrate, Mires, një video /selfie ku i kërkon të mos mërzitet, pasi sipas tij lufta që do e çojë në fitore sapo ka filluar.

“Zonja Mire uroj të jesh mirë me shëndet. Mos mu mërzit, lufta sapo ka filluar për demokraci do të vazhdojë deri në fitoren e saj. Të jesh e fortë dhe krenare për Afrimin. Të përshëndes e përqafoj fort nga Tirana”, shprehet Basha në vieo/selfien dërguar demokrates.

Kujtojmë që kryedemokrati Basha i konsideron zgjedhjet e 25 Prillit si “masakër elektorale”. Dhe në takimin e sotëm me komisionerin e Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, Basha denoncoi aktivitetin e qeverisë në zgjedhje, ku sipas tij, masakra zgjedhore u bë nëpërmjet përdorimit të administratës, vjedhjes së identiteteve të qytetarëve dhe votës së blerë me para.

Të fundit