Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, dorëzohet në KQZ koalicionin i opozitës ‘Bashkë Fitojmë’

Zgjedhjet e 14 majit, dorëzohet në KQZ koalicionin i opozitës

‘Bashkë Fitojmë’, regjistrohet koalicioni i opozitës për zgjedhjet e 14 majit

Opozita dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 14 majit.

Ky koalicion është quajtur ‘Bashkë Fitojmë’, pjesë e të cilit janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha, PDK dhe PBDNJ.

Zgjedhjet e 14 majit, dorëzohet në KQZ koalicionin i opozitës

Partia udhëheqëse e këtij koalicioni do të jetë PL, ndërsa përfaqësuesi i saj, Endrit Braimllari dorëzoi këtë mbrëmje kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha është shprehur sot më herët se koalicioni për zgjedhjet e 14 majit do të përfshijë shumë parti, ndërsa shtoi se do të merret për bazë rekordi elektoral.

“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik. Koalicioni i gjerë do të jetë në shumë parti. Do të merret për bazë rekordi elektoral. Do të dalim fitimtar.”- tha Berisha.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit