Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkë me PD në aksionin opozitar? Meta: Vendi ka nevojë ulëritëse për greva dhe protesta

Bashkë me PD në aksionin opozitar? Meta: Vendi ka nevojë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga mediat nëse partia e tij do jetë bashkë në aksionin opozitar me protesta dhe greva të paralajmëruara një ditë më parë nga PD.

Ai tha se vendi ka nevojë ulëritëse për greva dhe protesta kudo ku ka shkelje të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve.

Vendi ka nevojë ulëritëse për greva dhe protesta kudo ku ka shkelje të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve tanë, kudo ku ka vjedhje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë përditë ka protesta dhe greva të fëmijëve, nxënësve, prindërve.

Jeni njohur me vendimet absurde që skanë asnjë lidhje me kujdesin ndaj nxënësve dhe prindërve, siç janë aktet e fundit arbitrare të qeverisë ku pasi ka filluar shkolla, kopshti në mënyrë arbitrare gjenden sebepe që nuk kanë lidhje me ligjin dhe cilësinë e edukimit për të bërë akte të tilla të cilat tregojnë edhe njëherë sesa e rëndësishme është e gjithë shoqëria të reagojë fort ndaj kësaj qeverie që sillet si një bandë dhe që është e gatshme t’u shkaktojë trauma edhe fëmijëve.

Edhe aktet e gjykatës dje janë tërësisht të paligjshme dhe tregojnë një kapje nga ana e Qeverisë. Këto veprime të papërgjegjshme do ti paguajnë shqiptarët, pasi janë procese që kushdo mund ti fitojë shumë thjeshtë”, tha Meta.

 

Të fundit