Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i deputetëve të opozitës, Salianji; Lëvizje e domosdoshme, lajm i mirë për Shqipërinë

Bashkimi i deputetëve të opozitës, Salianji; Lëvizje e

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar një lëvizje të domosdoshme bashkimin e Bardhit me Berishën.

Në një lidhje direkte për Abc News, Salianji tha se lëvizja e djeshme, bashkimi që u bë mes deputetëve është i domosdoshëm, duke lënë mënjanë ndasitë dhe mendimet e ndryshme.

“Padiskutim që mungesën e legjitimitetit nuk e ka bashkimi, e ka mosbashkimi apo mos ulja me deputetë të cilët përfaqësojnë të njëjtën parti politike, përfaqësojnë të njëjtin elektorat dhe kanë dalë nga votat opozitare për të përfaqësuar popullin opozitar.

Ajo që e bën edhe të moralshme këtë lëvizje, është domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur opozitë, domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur balancë institucionale, dhe padiskutim, bashkim i forcave për të bërë të mundur largimin e qeverisë, pavarësisht ndasive, pavarësisht mendimeve të ndryshme që ka edhe brenda grupimit që u mblodh ditën e djeshme, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për çështje që dihen dhe janë publike tanimë, bashkimi për koordinimin e aksionit opozitar, bashkimi për të pasur të njëjtën agjendë opozitare, e bën jo vetëm të domosdoshme, por përbën një lajm të mirë për Shqipërinë, aktiviteti i djeshëm”, theksoi ai.

Të fundit