Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkimi i grupit parlamentar, Berisha: Do të vazhdojmë negociatat me Bardhin

Bashkimi i grupit parlamentar, Berisha: Do të vazhdojmë negociatat me

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar ra dakord në unanimitet të vijojnë negociatat me Gazment Bardhin dhe deputetët e tjerë demokrate, lidhur me grupin parlamentar që do t’i përfaqësojë në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Berisha: E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi.

Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës.

 

Të fundit