Flash News

Ditari i Opozitës

‘Basti’ i Bardhit: Nëse për 6 muaj, qeveria Basha nuk denoncon aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se jemi duke vjedhur

‘Basti’ i Bardhit: Nëse për 6 muaj, qeveria Basha nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka vënë një bast të fortë, teksa thotë se nëse ministrat e qeverisë Basha, nëse vjen në pushtet, nuk denoncojne aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se jemi duke vjedhur.

I ftuar në ‘real Story’, Bardhi thotë se do kalohen në skaner të gjitha PPP-të në 30 vjet.

“Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim vetë.

Kam qenë vetëm 3 muaj ministër teknik, e më doli përpara afera e byzylykëve elektronikë dhe buxhetit iu kthyen 2.5 milionë euro me vendim gjykate. Unë isha në karrige për t’i shërbyer interesit publik. Nëse nuk e japim këtë shembull për gjashtë muaj, i bie që po vjedhim vetë. Do të denoncojmë aferat e qeverisë më herët ose ë jemi duke bërë ne”, tha Bardhi.

 

 

 

 

Të fundit