Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Bechetti", zbardhet kërkesa me dy pika e PD për Gjykatën Kushtetuese

Është zbardhur kërkesa që Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen "Bechetti". Demokratët kanë dy kërkesa për gjykatën.
Së pari, ata kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit. Së dyti, deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.
PD kërkon që "Kushtetuesja" të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.
Demokratët thonë se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e Komisionit Hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare.
PD thekson se Kuvendi në mënyrë "arrogante dhe paargumente", pengoi opozitën në ushtrimin e një kompetence kushtetuese. Gjithashtu rendisin disa argumenta, që sipas tyre, rrëzojnë pretendimet e mazhorancës se kërkesa e PD shkel të drejtën ndërkombëtare.
PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese:
-Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
-Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.
PD kerkon të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.
Ky shpërblim iu është akorduar palëve paditëse Becchetti dhe të tjerë, pasi nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, arbitrazhi ka konstatuar se si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, shtetasi Erion Veliaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë dhe shtetasi Ëngjëll Agaci, me detyrë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si shtetasi Enkelejd Joti, me detyrë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, shtetasi Skerdi Drenova, me detyrë administrator i Operator të Sistemit të Transmetimit, ish-zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i Top Channel dhe shtetasi Gentian Sala, kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, ish-drejtor i Top Channel dhe Digitalb, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.
Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se neni 77, pika 2, i Kushtetutës i njeh pakicës parlamentare kompetencë hetimi, pengimi i së cilës përbën konflikt kushtetues kompetencash. Vendimi i Kuvendit për mosmiratimin e kërkesës së një të katërtës së deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor parlament cënon këtë të drejtë kushtetuese të pakicës parlamentare.
E drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit. Duke mos e realizuar këtë detyrim kushtetues, Kuvendi në mënyrë arrogante dhe paargumente, pengoi pakicën parlamentare në ushtrimin e një kompetence kushtetuese. Duke ia nënshtruar votimit parlamentar ngritjen ose jo të Komisionit, si dhe duke vendosur mosmiratimin e kërkesës së 1/4 së deputetëve, praktikisht Kuvendi ka mohuar kompetencën kushtetuese të pakicës parlamentare, duke krijuar këtë mosmarrëveshje kompetence, e cila duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, duke shfuqizuar si antikushtetues edhe vendimin nr. 80/2021 të Kuvendit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka pretenduar se kjo kërkesë cënon parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi për të njëjtën cështje ekzistojnë procese civile dhe penale. Në lidhje me këtë pretendim, dëshirojmë të theksojmë se ne jemi plotësisht të vetdijshëm se natyra e hetimit parlamentar nuk është e njëllojtë dhe nuk mund të barazohet me hetimin që realizojnë në bazë të Kushtetutës organet e tjera të pavarura apo të specializuara për kryerjen e një funksioni të tillë. Duke e krahasuar objektin e hetimit parlamentar me objektin e punës së organit të prokurorisë, konstatohet lehtësisht një dallim cilësor ndërmjet veprimtarisë së komisonit hetimor parlamentar dhe veprimtarisë së organit të prokurorisë. Në këtë mënyrë, objekti i hetimit, sipas projektvendimit të propozuar nga ana jonë, ndalon shprehimisht dublimin/mbivendosjen dhe shmangien e një institucioni të pavarur kushtetues, sic është prokuroria, në ushtrimin e kompetencave kushtetuese/ligjore të tij nga një instrument i një pushteti tjetër.
Po të shikoni me vëmendje kërkesën, ajo synon vetëm të përmbushë tre qëllimet kryesore që ka një komision hetimor: (i) kontrolli i zbatimit të ligjeve nga organet e pushtetit publik; (ii) nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; dhe c) vlerësimin e nevojës për miratimin, plotësimin apo korrigjimin e ligjeve të vecanta (shih vendimet nr.18, datë 14.05.2003; nr. 20, datë 04.05.2007; nr.22, datë 05.05.2010; nr.30, datë 16.05.2014 të Gjykatës Kushtetuese), duke përjashtuar shprehimisht mundësinë e ngritjes së akuzave penale apo marrjen e personave si të pandehur. Kjo ndarje e qartë e veprimtarisë së komisionit hetimor dhe organeve gjyqësore është në respekt të plotë të parimit të ndarjes së pushteteve, garantuar nga neni 7 i Kushtetutës. Qartazi, argumenti i ngritur nga Grupi Parlamentar i PS-së, mazhoranca, është i pabazuar.
Sa i përket pretendimeve se kërkesa shkel të drejtën ndërkombëtare, megjithëse në asnjë moment nuk u tha se cilin traktat, konventë, marrëveshje apo normë të drejtës ndërkombëtare, por vetëm u përmend sipërfaqësisht parimi i konfidencialitetit, vlerësojmë të ndalemi, edhe pse këto pretendime mund të mos merren aspak në konsideratë përsa kohë stricto sensu nuk lidhen me parime të natyrë kushtetuese. Në lidhje me pretendimin se ngritja e këtij Komisioni Hetimor cënon parimin e konfidencialitetit, i cili është një detyrim i marrë përsipër nga Shqipëria, dëshirojmë të sjellim në vëmendje tre fakte publike: (i) Përmbajtja e vendimit është publikuar thuajse në cdo media vizive, të shkruar dhe online në Shqipëri.
Pra, kërkohet ruajtja e konfidencialitetit për një vendim, për të cilin kushdo që është i interesuar mund ta aksesojë lehtësisht në motorët e kërkimit online. Mëse e kuptueshme që ky nuk është vecse një pretendim i pabazuar, për të justifikuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Megjithatë, me qëllim arritjen e konsensusit edhe për këtë pretendim absurd, deputetët kërkues kanë ofruar gatishmërinë e tyre që në cdo rast kur komisioni do të administrojë informacione, të dhëna apo dokumente, të konsideruara konfidenciale, rezervojnë të dreëjtën që në përputhje me nenin 12, pika 3 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, mbledhjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por, edhe kjo garanci nuk ka mjaftuar që nga ana e mazhorancës të vlerësohet mundësia e gjetjes së një konsensusi, duke rrëzuar në shkelje të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
