Flash News

Ditari i Opozitës

Dekreti i Begajt për "Diellën", Bardhi: Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk

Dekreti i Begajt për "Diellën", Bardhi: Ushtar Bajrami po

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment  Bardhi ka reaguar pas dekretit që firmosi presidenti Bajram Begaj duke mandatuar Ramën si kryeminister, dhe njëherazi, përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e ministres "Diella".

Bardhi shkruan në Facebook, se dekreti është qesharak dhe mbi të gjitha, në shkelje të kushtetutës.

"Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë", shkruan Bardhi.

Të fundit