Flash News

Ditari i Opozitës

Begaj ktheu në kuvend ligjin për ‘dekoratat’, Zhupa: Synimi i Ramës, të kapë çdo institucion

Begaj ktheu në kuvend ligjin për ‘dekoratat’, Zhupa:

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka përshëndetur vendimin e Presidentit Bajaram Begaj për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për dekoratat.

Në një postim në ‘Facebook’, Zhupa shkruan se e ligji nuk është gjë tjetër vecse zgjatim i dëshirave të Edi Ramës për të kapur çdo institucion dhe për të përdorur dekoratat si gjetje marketingu për interesat e tij elektoral.

Përshëndes vendimin e Presidentit Begaj për të mos dekretuar ligjin e dekoratave si cënim i kushtetutës dhe uzurpim i kompetencave të tij kushtetuese.

Në seancën e 22 dhjetor 2022 i bëra thirrje publike Presidentit Begaj që të respektonte kushtetutën, të respektonte institucionin që përfaqëson dhe ta kthente ligjin.

Ligji nuk është gjë tjetër vecse zgjatim i dëshirave të Edi Ramës për të kapur çdo institucion dhe për të përdorur dekoratat si gjetje marketingu për interesat e tij elektoral.

Në një vend ku shkollat emërtohen me emra njerëzish që nuk përfaqësojnë asgjë për shoqërinë vecse i kanë shërbyer Ramës, ku në kuadër të fushatës elektorale kryebashkiakët socialist shpikin certifikata e dekorata për PR, ky ishte hapi i rradhës për ti glorifikuar qeverisjen e Ramës dhe për të dhënë vlerësimin idhtarëve të tij”, shkruan Zhupa.

Të fundit