Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Beleri i përgjigjet sërish Ramës nga burgu: Më kanë akuzuar kot, nuk kam folur për helenizim të Himarës

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit i cili theksoi se tashmë është një çështje për të cilën duhet të vendosë drejtësia.
Beleri është shprehur se nuk ka folur asnjëherë për “helenizimin” e Himarës, siç është akuzuar dhe deklaron se se fitorja e tij në këto zgjedhje tregoi se është votuar nga grekët dhe shqiptarët.
Gjithashtu ai ka ka bërë apel për lirimin e tij drejtuar institucioneve shqiptare të drejtësisë.
Pjesë nga intervista:
– Zoti Beleri, sot e diel 3 shtator, mbushni 115 ditë burg. Personalisht si jeni?
Beleri: Kushtet në të cilat jetoj janë ato të një burgu shqiptar. Stafi më trajton mirë. Morali im është jashtëzakonisht i lartë. E përforcon hidhërimi që ndjej për padrejtësinë që më është bërë. A e dini se si është të jesh i burgosur padrejtësisht? Të mundohen të terrorizojnë qytetarët e Himarës? Ata të mos thyhen dhe të të zgjedhin kryetar bashkie, dhe në fund të të ndalojnë betimin? Tragjikja është se edhe pas të gjitha këtyre vazhdon të mbetet kryetar bashkie njeriu që populli i Himarës vendosi me votën e tij ta dërgojë në shtëpi. Kjo është ajo për të cilën askush nuk flet.
– Në prag të zgjedhjeve vendore, zoti Rama ju cilësoi publikisht si “armikun e tij personal”. Ju u mbështetët edhe nga Sali Berisha dhe partia e tij. A po veproni si organ opozitar që përpiqeni të rrëzoni kryeministrin shqiptar?
Rama tha edhe shumë të tjera. Më quajti publikisht llum, plehër dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, unë u solla si politikan me një diskurs politik që kishte të bënte ekskluzivisht me çështje vendore. Theksova se në zgjedhjet vendore nuk zgjedhim kryeministër apo deputet. Ne zgjedhim një kryetar bashkie që do të interesohet vetëm për atë që ndodh brenda kufijve të bashkisë së tij. Në asnjë moment nuk bëra opozitarin me kryeministrin edhe pse kisha mbështetjen e opozitës së bashkuar. Ndjej vetëm krenari sepse në zgjedhje dëshmova se arrita të bind qytetarët e Himarës, grekë dhe shqiptarë, të më votojnë. Mua më intereson vetëm e mira e vendit tim, e Himarës.
– Z. Rama deklaroi se shprehjet e tij të ashpra ishin pasojë e fjalimeve tuaja parazgjedhore në të cilat ju i referoheshit “helenizimit” dhe “çlirimit të Himarës” duke shfaqur një diskurs nacionalist.
Beleri: Asnjëherë në fjalimet e mia publike nuk i jam referuar helenizimit apo çlirimit të Himarës. I jam referuar vetëm mbrojtjes së helenizmit të Himarës. Në mënyrë tendencioze, në një emision televiziv shqiptar “helenizmi” u bë “helenizim”. Unë fola për ne, grekët e Himarës, sepse Shqipëria që nga koha e Hoxhës nuk e pranon që në zonën tonë jeton një minoritet etnik grek. Madje, nacionalistët e Shqipërisë i referohen Himariotëve si një “popullsi shqiptare e ndikuar nga Greqia” ose si “popullsi me ndërgjegje fluide” ose si “filogreke, por jo greke”. Në familjen time ne flasim greqisht dhe po kështu ndodh me shumicën e popullsisë së Himarës. Gjuhën greke nuk e kemi mësuar në një shkollë greke. Ajo është mbyllur në vitin 1945 deri në vitin 2007, vit kur u ndërtua një shkollë private. U gëzova kur lexova intervistën e kryeministrit shqiptar ku ai u referohej grekëve të Himarës në mënyrë të vetkuptueshme. Ne po përpiqemi të mbajmë gjallë helenizmin në Himarë. Si mund të greqizohen grekët?
– Në intervistën e tij për “K”, Edi Rama ka pranuar se disa fraza kundër jush që ai ka thënë në periudhën parazgjedhore ishin të ekzagjeruara. A jeni të kënaqur me këtë?
Më vjen mirë që z. Rama bëri autokritikë për sulmin e padrejtë, megjithatë, unë vazhdoj të mbetem në burg. Ndërsa jam në paraburgim dhe i pa dënuar, më ndalohet të ushtroj të drejtat e mia civile dhe të betohem si kryetar bashkie. Cili ligj thotë se nuk mund të betohem gjatë kohës që jam në paraburgim? Ka një precedent me dy deputetë të zgjedhur, në vitin 2001 Azgan Haklaj dhe në 2015 Mark Frroku, të cilët u betuan gjatë kohës që ishin në paraburgim. Ju a thashë dhe do ta them përsëri, qëndrimi deri më sot në postin e kryetarit të Bashkisë Himarë e kundërshtarit tim të mundur në zgjedhjet e majit është e pajustifikuar dhe e papranueshme politikisht dhe moralisht. Qëndrimi ndaj meje është qartësisht hakmarrës. Ka precedent si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2015 me dy deputetë të zgjedhur të betuar gjatë qëndrimit në paraburgim. E gjithë kjo, ndjekjen time penale e bën politike dhe drejtësinë të dobët. Mohimi i të drejtave të mia civile dhe shpërfillja e prezumimit të pafajësisë më dëmton mua dhe banorët e Himarës, por mbi të gjitha dëmton imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
– Ju folët për drejtësi të dobët. Zoti Rama shprehu besimin e tij tek drejtësia shqiptare duke thënë se është e pavarur prej tij. Ai theksoi se janë bërë reforma për të forcuar integritetin e këtij institucioni nën monitorimin e rreptë të BE-së, përfshirë Greqinë, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së. Cila është përgjigja juaj?
Dhe ata që gjykojnë gjykohen. Unë do t’ju përshkruaj sa më thjeshtë të mundem, atë që ka ndodhur në 4 muajt e fundit. Policia fillon të më përgjojë me praktikat e sigurimit të shërbimit sekret të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990. Për të më përgjuar rekrutuan një person të dënuar në vitin 2020 për mashtrim, i cili është marrë nga sigurimi i shtetit 15 ditë para kryerjes së krimit të pretenduar. Miratimi për përgjim u dha më mbrapa, pasi jam arrestuar, nga një prokuror inkompetent. Si kandidat për kryetar bashkie më arrestojnë teksa pija kafe me miqtë e mi dhe ky quhet arrestim në flagrancë. Gjyqtarët që nisën procedimin ndaj meje dhe vendosën paraburgimin tim janë të gjithë ish-zyrtarë apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare. Më e rëndësishmja! Askund në regjistrimet e paligjshme nuk shfaqem duke dhënë para apo të pranoj të jap para për të blerë vota. Po pengohem të betohem si kryetar bashkie sepse prokurori përdori një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të shkuarën. Në të njëjtën kohë, dëshmia ime penale, e lëshuar elektronikisht nga sistemi, tregon qe jam i padënuar. Po mbahem në burg prej 115 ditësh për gjoja blerje votash për shumën totale prej 340 euro. Për analogji, po të më akuzonin për 1.000.000 euro, siç akuzojnë shumë ish-ministra dhe bashkëpunëtorë të zotit Rama, do të burgosesha për 913 vjet! Në zgjedhjet vendore të majit janë raportuar 35 raste të parregullsive zgjedhore por vetëm mua më është caktuar masa e paraburgimit. Edhe më keq! Në 33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar dhe ky jam unë dhe jam me origjinë greke. Prandaj nuk mjafton vetëm të flasim për drejtësi dhe reforma të pavarura. Ato duhet të vërtetohen edhe në praktikë.
– Kryeministri shqiptar në intervistën e tij për “K” tha se arrestimin tuaj e mësoi teksa operacioni ishte në zhvillim e sipër. A e beson?
Të pranojë me mirëbesim versionin e Ramës. Kjo do të thotë se disa zyrtarë të shtetit ishin më mbretër se mbreti. Të ndikuar nga sulmi retorik parazgjedhor i Ramës ndaj meje, që nisi më 6 maj, më 8 maj krijuan gjithë këtë skemë ndaj meje. Vetë zoti Rama vazhdoi sulmet personale kundër meje po atë javë. Kjo me sa duket i inkurajoi autoritetet të më arrestonin në mesnatën e 11 majit. Në një rast të tillë, mund të supozoj se disa forca të errëta dhe qarqe ekstreme nacionaliste ruajnë një parashtet brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë dhe ndërtojnë skema që çojnë drejtësinë dhe politikanët në rrugë të gabuar. Nëse është kështu, atëherë përgjegjësia i takon kryeministrit të vendit ta konstatojë dhe me guxim e trimëri të nxjerrë në pah gabimin dhe të korrigjojë realitetin e zymtë në të cilin më përfshinë mua, banorët e Himarës dhe mbi të gjitha vendin. Nëse është ndryshe, atëherë vaj halli…
– Edi Rama shprehu qëndrimin se ndoshta shteti shqiptar duhet të presë gjyqin përpara se të procedojë me zgjedhje të reja në Himarë. A sinjalizon kjo një gjest vullneti të mirë ndaj minoritetit grek?
Zoti Rama me prepotencë pranon se një rast i tillë nuk i ka ndodhur më parë dhe shprehet se preferon të presë përfundimin e gjyqit. Ai e thotë këtë sepse, edhe pse jam kryetar i zgjedhur, vazhdoj të qëndrojë në burg pa afat për arsye të panjohura. Nuk më lejon as të bëj betimin nëpërmjet një noteri brenda ambienteve të burgut. Në të njëjtën kohë, zyra e kryetarit të bashkisë ende kontrollohet nga njeriu i tij. Pra, pse duhet të nxitojë zoti Rama?
– Pse mendoni se duhet të liroheni nga burgu?
Në tre raste mund të qëndrojë dikush në paraburgim. Kur dyshohet se do të kryej përsëri të njëjtin krim nëse lirohet. Për të mos ndërhyrë në procesin e hetimeve paraprake duke ndikuar tek dëshmitarët. Kur dyshohet se mund të largohet jashtë vendit. Nuk kemi zgjedhje në Shqipëri, rrjedhimisht nuk mund ta përsëris krimin për të cilin jam akuzuar padrejtësisht. Hetimi paraprak ka përfunduar dhe nuk mund të ndikoj te dëshmitarët. Së fundi, si kryetar bashkie kam një vendbanim të njohur dhe askush nuk e beson se do të largohem nga vendi.
– Edi Rama në intervistën për “K” mohoi kategorikisht se grekët e Shqipërisë kanë më pak të drejta se pjesa tjetër e qytetarëve shqiptarë dhe mohoi që grekët e Himarës, për të marrë titujt e pronësisë, kanë shitur tashmë pronën e tyre me parakontratë tek investitorët e përzgjedhur nga qeveria. Keni detaje të tjera?
Regjimi komunist i Enver Hoxhës na mori të gjitha pasuritë e paluajtshme. Me rënien e komunizmit 33 vite më parë filloi procesi i kthimit të pronave tek pronarët. Është një çështje me interes të veçantë për BE-në dhe supozohet të jetë një prioritet për qeveritë shqiptare dhe veçanërisht për zotin Rama që po drejton vendin 10 vitet e fundit. Në maj 2020 hyri në fuqi ligji nr. 20 për t’i dhënë fund kësaj çështjeje. Shifrat z. Papadopulos janë të pamëshirshme. Rreth 8 mijë persona nga Himara kanë ndjekur parashikimet e ligjit 20/2020 dhe kanë aplikuar për kthimin e pronave të tyre. Deri më sot, tre vjet më vonë, janë dhënë rreth 30, e përsëris që të mos ketë gabim, thashë rreth 30 tituj. Pra, më pak se 0.4% e kërkesave janë plotësuar. Pothuajse në të gjitha rastet e kthimit të pronës ka patur një para kontrate të kalimit të pronës një investitori. Një nga këto tituj është blerë edhe nga bashkëshorti i ministres së Jashtme, sipas asaj që është raportuar në Kuvendin e Shqipërisë. Tani ai po ndërton një hotel në plazhin e Dhërmiut. Vetëm ky fakt e bën ministrin e Jashtëm drejtpërdrejt të implikuar në të gjithë këtë histori. Unë personalisht besoj në ekonominë e hapur dhe në investime, në tërheqjen e investitorëve, sidomos në Himarë, ku tërheqja e investitorëve do të nxjerrë në pah zonën, do të sigurojë mirëqenie dhe prosperitet. Mjafton të ketë rregulla që zbatohen dhe barazi mundësish. Para së gjithash, investitori nuk duhet të vijë nga zona gri e ligjshmërisë. Të mos jetë një grabitës që shantazhon dhe rrëmben pronat e grekëve apo shqiptarëve duke shfrytëzuar qoftë hapësira ligjore, qoftë qeveritarët e korruptuar.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14