Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi kandidat për Tiranën? Berisha e konfirmon: E përgëzoj, ka shprehur dëshirën

Belind Këlliçi kandidat për Tiranën? Berisha e konfirmon:

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u përfol si emri i opozitës për të garuar përballë Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 majit për Bashkinë e Tiranës.

Në konferencën e përbashkët me Metën, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Abc News Juxhin Mustafaraj, Berisha konfirmoi se Këlliçi ka shprehur dëshirën për të garuar në primare dhe tha se përgëzon jo vetëm deputetin, por këdo që vendos t’i bashkohet garës.

“Kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe në Shqipëri, do dalë nga primaret. Ne ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi, që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve.

Zoti Këlliçi ka shprehur dëshirën, është një nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, siç përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit