Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Berisha po arrestohet për firmën e Edi Ramës

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Berisha po arrestohet për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar një dokument që është pjesë e dosjes me mbi 200 faqe të SPAK për çështjen “Partizani”, e cila do të çojë në arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në studion e A2CNN, Këlliçi sqaron se ky dokument mban firmën e Edi Ramës.

Sipas tij, ky dokument përmban vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit për bashkinë e Tiranës të vitit 2006 për transformimin e terrenit sportiv “Partizani” në terren ndërtimi, firmosur nga Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.

Një nga shkeljet e vetme në ato 200 e ca faqe që ka gjetur SPAK-u është ndryshimi i destinacionit të truallit, nga terren sportiv në terren ndërtimi. Këtë vendim nuk e ka marrë zoti Berisha por kryetari i atëhershëm i bashkisë, Edi Rama, i cili në këtë shkresë ka firmën. Në pikë j të saj është edhe vendimi për rrugën “Frosina Plaku” dhe terrenin sportiv Partizani.

Ky dokument është dokument zyrtar i Edi Ramës si kryetar i Bashkisë Tiranës dhe mbi të gjitha kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Është administruar si provë në dosje, tre herë përmendet kryetari i bashkisë së athershme dhe vendimi i vitit 2006 por kanë frikë t’i përmendin emrin Edi Ramës. Me firmë dhe me vulë dhe s’ka guxim Prokuroria e Posaçme ti përmend emrin Edi Ramës.

Është e çuditshme se në të treja herët përmendet vendimi i Kryetarit të Bashkisë me titull, thua sikur nuk ka emër. Këtu ke të bësh me drejtësi me dy standarde. Kjo është një tentativë e përsëritur e organeve të reja të drejtësisë për të goditur opozitën”, tha Këlliçi.

 

Të fundit