Flash News

Ditari i Opozitës

Bellanica: Flas çdo natë me të vdekurit; Rama: Nuk ka shans të besoj Bashën, para dëshmitarit të Krushës

Bellanica: Flas çdo natë me të vdekurit; Rama: Nuk ka shans

Kryeministri Edi Rama deklaron se para qëndrimit të kreut të PD, Lulzim Basha, është më i predispozuar të besojë dëshmitarin Milaim Bellanica, i cili akuzon kryedemokratin se i ka marrë dhe zhdukur kasetën me videon nga masakra e Krushës së Madhe gjatë luftës në Kosovë.

Në ‘Real story’, Rama thotë se Bellanica nuk ka arsye për të shpifur.

“Nuk ka shans të besoj Bashën para atij zotërie që jeton në vendin e masakrës. Basha refuzon të japë shpjegime. Nuk ka arsye në botë e agjendë politike që ai të shpifë, që të dalë në sytë e dynjasë dhe të sajojë një histori. Edhe për Haradinaj që është politikan, zgjedh atë zotërinë. Cfarë ka për të fshehur Bellanic”, tha Rama.

Të fundit