Flash News

Ditari i Opozitës

"Bën përsheshe me virus"/ PD i përgjigjet Ramës: Ndihesh i frikësuar nga qytetarët që duan ndryshimin

"Bën përsheshe me virus"/ PD i përgjigjet Ramës:

Partia Demokrati i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pas pritjes masive që ju bë kryedemokrati Lulzim Basha në Fier, e krahasoi me një foto nga vaksinimi, duke i cilësuar si dy botë, në njërën shpëtohen jetë dhe në tjetrën infektime masive.

Sipas PD-së, Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin. PD krahason Ramën me Bashën duke shkruar se njëri punon për të sjellë ndryshimin, ndërsa tjetri dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

"Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!" thuhet në ragimin e PD-së.

Të fundit