Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 42 milionë eurot e dhëna për mbrojtjen e Durrësit nga përmbytjet janë vjedhur

Berisha: 42 milionë eurot e dhëna për mbrojtjen e Durrësit

Kryedemokrati Sali Berisha foli për situatën kritike me të cilën po përballet qyteti i Durrësit pas përmbytjeve.

Nga selia blu, Berisha tha se lekët e taksapaguesve, 42 milionë euro investim për Durrësin, janë vjedhur nga mafia qeveritare.

“Taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romano dhe zonat e tjera, 42 milionë euro investim. Por korrupsioni ka bërë që hidrovori i Porto Romanos, kolektorin ta ketë në kuotën mbi 70 centimetra.

E kuptoni se kur fillon të funksionojë ai? Mbi 70 centimetra. Pra le të përmbyten njëherë 70 centimetra, pastaj të fillojë të evakuojë ujërat. Kurse hidrovori i Hamallajt prej 8 muajsh i ka pompat jashtë funksionit.

Përveç kësaj, Durrësi, territori i përmbytur, ka një sistem kanalizimesh shumë të studiuar dhe mirëprojektuar. Kanalet janë që të gjitha të zëna sepse paratë e caktuara për pastrimin e tyre janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga mafia qeveritare e Durrësit dhe Tiranës.

Ajo dramë që shohim ne sot, ajo vërtet ka si shkak natyror dhe ndaj unë kërkoj shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por këto përmasa nuk i merrte kurrë në qoftë se do ishin në gatishmëri dhe funksion hidrovoret, të cilët janë të përllogaritur për të mbrojtur zonat nga përmbytjet dhe në qoftë se do funksiononte sistemi i tyre i kanalizimeve”, tha Berisha.

 

Të fundit