Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 4.200 firmat e Kuvendit Kombëtar, do të dorëzohen në selinë e PD

Berisha: 4.200 firmat e Kuvendit Kombëtar, do të dorëzohen

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një konferencë për shtyp, sot kur pritet edhe të dorëzojë 4.200 firmat e mbledhura në Kuvendin Kombëtar.

Berisha theksoi se qëllimi i nismës që ai ndërmori, ‘Foltores’, është ringritja e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri deklaroi se 4.200 firmat e mbledhura se do t'i dorëzohe Këshillit Kombëtar.

“Prej më shumë se një muaji mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit,lëvizja e një grupi deputetësh,drejtues qendrore dhe lokalë të PD-së, anëtare dhe anëtarë të kësaj partie. Me qëllimin më madhor, ringritjen e PD-së, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narkoshtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugine e demokracisë dhe integrimit. Këtu kemi 4.200 formularë të 4.200 delegatëve të Partisë Demokratike nga 1.800 që është detyrimi statutor për të thirrur këtë Kuvend. Kemi vendosur që këto formularë historik të rithemelimit të pluralizmit t’i depozitojë në seli8në e Partisë Demokratike. T’i depozitojë te kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka. Pse? Në forumet e PD-së për dramë e kësaj partie i vetmi forum brenda saj i konstituar pas Kuvendit, është Këshilli. Pengrkyetari nuk e ka mbledhur akoma kryesinë sepse ka frikë nga anëtarësia. Kurse Këshilli Kombëtar është forumi më i lartë pas Kuvendit. Do të ruhet integriteti i delegatëve. Verifikimi i mandateve të çdo deputeti bëhet vetëm nga Kuvendi", u shporeh Berisha. 

Të fundit